Një nxënës 15 vjeçar ka dorëzuar paratë e gjetura në Polici derisa po lëvizte në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
Policia përmes, një komunikate për media ka njoftuar se shuma e gjetur kap vlerën prej 180 euro.
Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja.
Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij.
Komunikata e plotë:
Me datën 22.04.2026, në stacionin policor në Shtime, është shënuar një akt i lartë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare nga një i mitur.
Nxënësi 15-vjeçar me inicialet N.SH., ndërsa po lëvizte në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka gjetur një shumë parash prej 180 eurosh. Pa hezituar, ai është paraqitur në stacionin policor për t’i dorëzuar të hollat e gjetura.
Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja.
Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor.
Ky akt dëshmon jo vetëm edukatën e tij familjare, por edhe besimin e qytetarëve te policia.
Me këtë rast, policia i uron nxënësit shumë shëndet dhe suksese në procesin mësimor dhe në të ardhmen, duke inkurajuar të gjithë qytetarët që për raste të tilla të bashkëpunojnë me policinë.


