Ulen çmimet e mjeteve shkollore, me të paktën 15% në shitje me pakicë deri më 30 shtator

Qeveria ka vendosur uljen e çmimeve të mjeteve shkollore nga sot deri më 30 shtator 2026, njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Sipas vendimit, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet për të paktën 10 për qind, ndërsa në shitjen me pakicë ulja duhet të jetë së paku 15 për qind. Masa përfshin çanta, fletore, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, markerë, ngjitës, dosje, materiale didaktike dhe mjete të tjera shkollore. Tregtarët do të duhet të shfaqin qartë çmimin e ri dhe çmimin bazë, përkatësisht çmimin që produkti kishte më 1 qershor 2026, mbi bazën e të cilit llogaritet ulja.

“Kjo është një masë konkrete që synon mbështetjen e drejtpërdrejtë të familjeve në një periudhë kur ato kanë shpenzime të shtuara për përgatitjen e fëmijëve për vitin e ri shkollor. Ulja e çmimeve të mjeteve shkollore është një tjetër hap në drejtim të mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe në uljen e presionit mbi buxhetin familjar. Qëllimi ynë është i qartë: prindërit të mund t’i sigurojnë mjetet e nevojshme shkollore për fëmijët e tyre me çmime më të ulëta, me çmimin bazë dhe atë të reduktuar të paraqitur qartë, si dhe me rregulla që vlejnë njësoj për të gjithë tregtarët”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë.

By admin7