Trump: Po shqyrtojmë shkarkimin e ambasadores në Greqi

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle mund të jetë në prag shkarkimi pas përfshirjes në një skandal përfitimesh të mundshme financiare.

Nuk është më vetëm dyshim i hedhur nga mediat, por këtë e konfirmoi vetë Presidenti Donald Trump, kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Po, po e shqyrtojmë. Nuk jemi të kënaqur”, tha Trump.

Deklarata vjen pas raportimeve tronditëse, fillimisht në Wall Street Journal, që zbuluan se Guilfoyle dyshohet se i kërkoi një prej donatorëve kryesorë të fushatës së Trumpit rreth 100,000 dollarë për të shlyer borxhet e kartës së saj të kreditit.

Kërkesa mendohet të jetë bërë në këmbim të aksesit te zyrtarët e lartë të administratës, vetëm pak ditë para se ajo të merrte detyrën në Athinë.

Skandali u publikua gjatë vizitës zyrtare të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në kryeqytetin grek.

Guilfoyle, ish-bashkëshortja e djalit të presidentit, Donald Trump Junior, i mohon kategorikisht akuzat përmes avokatëve të saj, por madje edhe zëvendëspresidenti James David Vance ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse shkeljet konfirmohen.