Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj qeverisë në detyrë, lidhur me disa vendime të marra, më 12 gusht.
Tahiri tha se, sipas vlerësimit të Aleancës, këto vendime bien ndesh me ligjin dhe rregulloret në fuqi, transmeton IndeksOnline.
Sipas tij, qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të marrë vendime që lidhen me emërimin dhe rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe në agjenci.
“Qeveria në detyrë nuk guxon ta shkelë ligjin që vetë e ka miratuar. Kjo qeveri dihet se çfarë kompetencash ka. Ata e kanë shkelur detyrën zyrtare”, deklaroi Tahiri.
Ai ngriti edhe çështjen e ushtrimit paralel të mandatit të deputetit dhe një funksioni ekzekutiv.
Sipas Tahirit, një person që betohet si deputet nuk mund të vazhdojë njëkohësisht të ushtrojë detyrë ekzekutive.
“Nuk mundesh në mëngjes të votosh si deputet e pasdite të shkosh në qeveri për të ushtruar detyra ekzekutive. Kjo është shkelje flagrante e ligjit”, tha Tahiri./IndeksOnline/



