Mashtrim në burgun e Prilepit: Zhvatet i dënuari me 890 mijë denarë

Më datë 21.04.2026, në ora 12:30, në Stacionin Policor të Prilepit, një i dënuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Prilepit, ka denoncuar se është mashtruar nga personi me iniciale K.K. për një shumë prej 890.000 denarësh.

​Sipas denoncimit, rreth dy muaj më parë, K.K. e ka vënë në lajthitje duke i premtuar se do ta ndihmonte në uljen e dënimit me burg, ndërsa në këmbim i ka kërkuar dhe i ka marrë paratë në disa raste. Pasi i dënuari e ka kuptuar se ishte mashtruar, e ka raportuar rastin në polici.

Reklame

​Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

By admin3