Kurti ia bën edhe një nder Mickoskit që provokon vazhdimisht shqiptarët

Veprimet e çuditshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk kanë të ndalur. Ai sot do të marrë pjesë në nisjen e punimeve të një autostrade në një shtet tjetër.

Raportet e mira të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski po konfirmohen çdo ditë.

Duke injoruar raportet me Shqipërinë, Kurti vazhdimisht po tregon raporte shumë miqësore me kryeministrin maqedonas, i cili deri me tani nuk është treguar shumë miqësor me shqiptarët.

Lideri i VV-së edhe sot do të ia bëjë një nder homologut të tij maqedonas.

Ai do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në fillimin e një projekti të këtij shteti fqinj.

Autoritet maqedonase kanë bërë me dije se Kurti sot do të marrë pjesë në nisjen e punimeve e pjesës së dytë e autostradës Shkup-Bllacë.

Për shkak të vizitës së Kurtit, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka njoftuar për regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Më 26 gusht 2026, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Kjo vizatë e Kurti vije vetëm pak ditë pasi kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski provokoi shqiptarët në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij, në një festival që supozohej të festonte kulturën dhe bashkëjetesën në Pustec, u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa himni kombëtar Shqiptar u injorua plotësisht.

Pas festivalit u tha se autoritet lokale kishin tentuar që të intonohej edhe himni shqiptar, por tabori i kryeministrit maqedonas nuk kishte dëshiruar.

Për këtë provokim kishte reaguar ashpër edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën”, ka shkruar ai, duke thënë se Shqiperia do të vazhdojë respektimin e pakicave.

“Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo ‘diasporë’ të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund”, ka shkruar Rama.

By admin7