Avioni i kompanisë ajrore „Edelweiss“, i cili u nis nga Cyrihu drejt Shkupit rreth orës 18:00, nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Pas një fluturimi rreth 20-minutësh mbi zonën e Shkupit, piloti ka vendosur që avioni të devijohet dhe të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas informacioneve të deritanishme, shumica e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Fluturimi ishte planifikuar të mbërrinte në Shkup rreth orës 20:00. Nuk dihet ende se kur pasagjerët do të mund të vazhdojnë udhëtimin drejt destinacionit të tyre.



