Është sulmuar kryetari i Sarajit, Elmazi, MPB po heton rastin

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, është sulmuar sot. Policia ka konfirmuar për Portalb.mk se para Komunës së Sarajit ka ndodhur një incident, i cili është raportuar nga vetë kryetari.

Nga Ministria e Punëve te Brendshme thanë se sot para Komunës së Sarajit ka ardhur një person, i cili është sjellë në mënyre agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kryetarit të komunës dhe nje personi të punësuar në administratën komunale.

“Ju informojmë se më 03.09.2026, në SPB Shkup, nga ana e kryetarit të Komunës së Sarajit është raportuar se po atë ditë, rreth orës 10:30, para Komunës së Sarajit ka ardhur një person i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kryetarit të komunës dhe një personi të punësuar në komunë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Portalb.mk.

MPB-ja nuk ka dhëne detaje të tjera për identitetin e personit, motivin apo rrethanat e incidentit, duke bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

By admin7