Ky është alpinisti që humbi jetën në Malësinë e Madhe

Më herët gjatë ditës u raportua se një alpinist, afro 40 vjeç, humbi jetën në Malësi të Madhe.

Florian Sini ishte duke u ngjitur në Lëpushë kur rrëshqiti dhe ra në një humnerë.

Fatkeqësisht, ai nuk iu bëri ballë lëndimeve trupore.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Sini ishte i apasionuar pas maleve.

Ai ka qenë pjesë e Federatës së Alpinizmit dhe Turizmit Malor, e cila ka reaguar me dhimbje pas lajmit të rëndë.