Kelmendi me flamur të Kosovës në Marsh: I njëjti do të valojë edhe më 16 shtator

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka marrë pjesë në “Marshin për Liri” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se ndihet krenar me popullin.

“Serbia kurrë nuk ia fali Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës pse luftuan për lirinë, por ‘krimi më i madh’ ishte se Hashimi dhe Jakupi ishin në Kuvend dhe e shpallën pavarësinë. E zbuluan këtë flamur të bukur, si simbol se Serbia e ka humbur Kosovën përgjithmonë”.

“Ky flamur do të valojë edhe më 16 shtator! Liri, liri, liri! Drejtësi, drejtësi, drejtësi”, shkroi Kelmendi.