Në Maqedoninë e Veriut zbulohet rrjet portalesh prorus që minon proceset eurointegruese të shtetit

PhD candidat: Gzim Rushiti

Institucionet e sistemit të sigurisë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë arritur të zbulojnë një rrjet portalesh, të cilët kanë shpërndarë dezinformata dhe lajme të rreme dhe kanë arritur që të ndikojnë edhe në narrativat për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut. Sipas Agjencisë për Siguri Nacionale dhe institucioneve të tjera kompetente nga fusha e sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut ky rrjet propagandistik i cili i ka ushtruar aktivitetet dhe veprimtaritë e tij brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, ka pasur agjendë destruktive dhe malinje me qëllim që të arrijë të ndikoj mbi diskursin publik në Maqedoninë e Veriut, në favor të interesave të huaja dhe konkretisht në funksion dhe shërbim të interesave keqdashëse të Rusisë.

Sipas njoftimit zyrtar të shallur në faqen e internetit të Agjencisë për Siguri Nacionale të Maqedonisë së Veriut krijues i këtij rrjeti propagandistik i përbërë nga një rrjet portalesh të integruara edhe në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut është një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas këtij rrjeti propagandistik i cili u shërben interesave ruse, fshihen përmes pseudo-portale të klonuara, të regjistruara me domen të Republikës së Maqedonisë së Veriut në internet. Puna dhe aktiviteti i këtij rrejti propagandistik ka ndikuar në minimin e besimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e shtetit dhe ka nxitur urrejtje dhe tolerancë etnike dhe kombëtare. Të gjitha këto aktivitete janë vazhdimësi e aktiviteteve hibride proruse të ushtruara edhe më parë në Maqedoninë e Veriut dhe të penguara nga institucionet e sigurisë të këtij shteti edhe më herët nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili është i ndërlidhur me këto rrjete propagandistike dhe ndaj të cilit është ngritur prej disa kohëve më parë edhe kallëzim nga institucionet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më parë në media të ndryshme është raportuar në disa raste për egzistencën e rrjeteve mediatike dhe kanaleve të komunikimit të dyshuara për ndikim të huaj. Ndërsa tani është hera e parë që edhe Agjencia e Sigurisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut nëmënyrë zyrtare njofton për egzistencën e rrjeteve të portaleve të cilat kanë lidhje me strukturat rajonale proruse, përderisa edhe hulumtimet e ndryshme flasin për prani të infrastrukturës digjitale ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të pozitës dhe peshës gjepolitike të saj, qëndrimit të qartë dhe të vendosur të saj pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të qenurit anëtare e NATO –s dhe përpjekjet e vendosura të saj për tu bërën anëtare e plotë e Bashkimit Evropian e bëjnë që ky shtet në mënyrë vazhdueshme të jetë objekt i ndikimit malinjë të Rusisë si dhe të ketë marrëdhënie bilaterale komplekse midis këtyre dy shteteve.

Këto konstelacione të komplikuara marrëdhëniesh bilaterale midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë shkak dhe nxitje që Rusia gjithmonë të ketë motiv që të gjejë mënyra dhe rrugë për të realizuar me propagandën e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të arrijë të realizojë qëllimet dhe interesat e saja në këtë shtet të Evropës Juglindore.

Qëllimi kryesor i ndikimit dhe aktivitetit rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut është që të pengojë dhe zvarrisë, respektivisht të bllokojë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Prandaj për të penguar këtë dëshirë dhe aktivitet të Rusisë që të zvarisë dhe bllokojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu edhe shiç deklarojnë institucionet e sistemit të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm ato, por të gjitha institucionet e shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet që të punojnë për të zbuluar dhe parandaluar aktivitetet subversive-propagandistike përmes rrjetit të portaleve të cilat kanë lidhje me struktura proruse, aktivitetet dhe veorimtaria e të cilave në mënyrë të drejtëpërdrejtë i minon proceset strategjike eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.