Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se këtij shkarkimi “po i vjen erë e keqe” duke e lidhur me ditën kur Kurti e sulmoi atë në foltoren e Kuvendit, transmeton IndeksOnline.

“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit.

Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve” ka deklaruar Haradinaj.