Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazeta Express, nga LDK’ja.
Megjithatë, detaje se çfarë është diskutuar mes Kurti e Abdixhikut, ende s’janë bërë publike.
Ndryshe, takimi mes tyre është zhvilluar në ditët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të vendit, ku përveç të dyve, edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar dje Kurtin, të cilin ai vetë lajmëroi se do e takojë edhe pasditen e sotme.



