Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta mbajnë sot në 14:00 një mbledhje të përbashkët, siç mësoi dje Gazeta Express
Në mbledhjen që do të mbahet në selinë e kësaj partie, do të diskutohen rrethanat e reja pas takimeve të fundit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza me kryeministrin dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Në këto takime, siç ka mësuar Gazeta Express, Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet miratimi në lexim të dytë i projektligjit, gjë e cila nuk është pranuar nga kreu i PDK-së.



