Një pamje e pazakontë dhe e rrallë i befasoi herët në mëngjes banorët e lagjes së Shkupit, Karposh, ku një pelë solli në jetë një mëz direkt në një nga hapësirat publike të qytetit.
Skena, e publikuar në rrjetin social Facebook nga qytetari Igor Panevski, është fotografuar menjëherë pas lindjes. Nga fotografia shihet mëzi i porsalindur, i cili, bazuar në gjendjen e tij, dukej se ishte vetëm disa minuta i vjetër.
Rutina e mëngjesit në një nga pjesët më urbane dhe më të populluara të Shkupit nisi me një pamje që zakonisht pritet të shihet në zonat rurale dhe jo në asfaltin e kryeqytetit. Pamja për pak kohë shkaktoi interes të madh dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Qytetarët shprehën simpati për kafshën, por edhe shqetësim për kushtet në të cilat ndodhej.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare se kush është pronari i kafshëve dhe as se në çfarë rrethanash pela është gjendur e vetme në këtë lokacion urban në momentin e lindjes.



