Stäfa ZH: Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi ka përfunduar me fatalitet në Stäfa, në kantonin e Cyrih, ku një punëtor 19-vjeçar humbi jetën gjatë punimeve të prishjes.
Sipas Policia e Kantonit të Cyrihut, ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 08:00 në rrugën Sternenhaldenstrasse. Gjatë punimeve, një pllakë betoni – e përshkruar si një strukturë e ngjashme me tendë – u shkëput dhe ra mbi të riun, duke e zënë poshtë.
Tragjedi në Shkup, rrëshqet dheu gjatë punimeve – raportohet se një punëtor ka ndërruar jetë?!
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga rrënojat, ndërsa shërbimet emergjente nisën përpjekjet për reanimim në vendngjarje. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, 19-vjeçari ndërroi jetë në vend.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje kanë dalë ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Cyrihut, specialistë të policisë, si dhe përfaqësues të SUVA dhe inxhinierë strukturorë për të mbledhur prova.
Në operacion morën pjesë gjithashtu zjarrfikës nga rajoni, një mjek urgjence nga Regio 144 dhe një ekip i ambulancës nga Spitali Männedorf.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende nën hetim.

