Beyoncé Knowles-Carter publikoi albumin e saj vizual “Lemonade”, i cili u vlerësua shumë nga kritika, 10 vjet më parë, duke ndryshuar përgjithmonë peizazhin e muzikës.
Përpara publikimit të tij, Beyoncé nuk u dha fansave pothuajse asnjë paralajmërim. Albumi u lançua menjëherë pas një emisioni special njëorësh të HBO-së me të njëjtin emër. Fillimisht u vu në dispozicion ekskluzivisht në shërbimin e transmetimit Tidal, duke përforcuar statusin e tij si një album vizual dhe jo si një publikim tradicional. Albumi përfshinte superyjet Kendrick Lamar, The Weekend, James Blake dhe Jack White.
“Duhet të kujtojmë se para Beyoncé-s, albumet dilnin të martave”, tha për USA TODAY profesoresha e Universitetit Shtetëror të Michiganit dhe redaktore e antologjisë “The Lemonade Reader”, Kinitra D. Brooks. “Beyoncé me të vërtetë doli përpara me ‘Lemonade’, duke publikuar një album kur të ishte gati dhe kur të ishte gati që të dëgjohej.”
Albumi paraqiti gjithashtu një qasje të ndryshme ndaj mënyrës se si personazhet e famshëm mund të reagojnë ndaj thashethemeve. Gjatë gjithë albumit, Beyoncé shfaqi dobësinë e saj dhe dukej se trajtonte thashethemet e hershme për problemet në martesën e saj me reperin Jay-Z . Albumi i trajtoi këto tema përmes rrëfimit të historive dhe simbolizmit në vend të konfirmimit të drejtpërdrejtë.
Sot, albumi konsiderohet ende si një nga projektet më me ndikim dhe më të vlerësuara nga kritika të shekullit të 21-të, shpesh i përmendur për ripërcaktimin e formatit vizual të albumit dhe riformësimin e rrëfimit modern të muzikës pop dhe R&B.

