Në një postim emocional në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka uruar ditëlindjen e babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndarë me ndjekësit një kujtim të veçantë nga fëmijëria, transmeton IndeksOnline.
“Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde. Po presim me padurim ditën kur do të jemi sërish bashkë”, thuhet ndër të tjera në urim.

