Familjarë të gruas së vrarë në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekajt, që po marrin pjesë në protestën kundër vrasjes së grave, u bënë thirrje protestuesve të mos eskalojnë në dhunë.
“Mos prishni, këto janë tonat. Nuk duam dhunë na. Nuk jemi dalë me thy na”, dëgjohen familjarët duke thënë në protestë.
Në protestën në Prishtinë po kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.



