Arkin Jahiji: Bashkë për Bërvenicën, bashkë për ndryshim dhe dinjitet!

Të nderuar bashkëvendas,

Gara mes AKI-së dhe VLEN-it përfundoi më 18 tetor. Tani jemi të gjithë bashkë, sepse kemi një mision të përbashkët: të punojmë për të ardhmen e Bërvenicës.

Gjithmonë kam dëshmuar se jam promotor i bashkimit, sa herë që ka qenë e nevojshme. Ngjyrat partiake asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme se interesi i Bërvenicës, dhe këtë e dini të gjithë ju, bashkëvendasit e mi.

Prandaj, më 1 nëntor, dilni të gjithë për të votuar! Mobilizoni familjarët, miqtë dhe bashkëvendasit tuaj, që askush të mos mbetet prapa.

Të votojmë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë!

Bashkë për Bërvenicën, sepse bashkë jemi më të fortë!