PhD candidat: Gzim Rushiti
Prej momentit kur filloi pushtimi i plotë ushtarak i Ukrainës nga ana e Rusisë më 24 shkurt 2022, shërbimet intelegjente të shteteve perëndimore e kanë akuzuar gjithmonë Moskën se po zhvillon luftë hibride kundër shteteve të Evropës.
Institucionet e sigurisë të shteteve perëndimore e kanë akuzuar vazhdimisht dhe po vazhdojnë që ta akuzojnë Rusinë edhe sot e kësaj dite se përdor metoda të sofistikuara të luftës hibride me qëllim që të arrijë të realizojë synime të caktuara brenda shteteve Evropiane. Dhe në fakt tani më lufta hibride e Rusisë kundër shteteve të Evropës paraqet rrezik dhe kërcënim real për sigurinë Evropiane.
Ndër metodat më të sofistikuara të luftës hibride të cilat i shfrytëzon Rusia sipas shërbimeve sekrete të shteteve të Evropës Perëndimore janë: spiunazhin, sabotazhin, propagandën dhe disinformimin, ndërhyrjen në zgjedhje dhe proceset politike, sulmet kibernetike dhe shumë metoda të tjera të sofistiuara të luftës hibride.
Spiunazhi
Prej momentit të fillimi të agresionit të plotë ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën më 22 shkurt të vitit 2022, ahtetet e Evropës Perëndimore kanë dëbuar nga territori i tyre me qindra diplomattë të Rusisë, dipomatë të cilët shërbimet intelegjente të shteteve të Evropës Perëndimore i kanë identifikuar si agjentë të shërbimeve intelegjente të Rusisë.
Gjithashtu sa i përket aktiviteteve dhe veprimeve të spiunazhit të kryera nga ana e Rusisë brenda territorit të shteteve të Evropës Perëndimore, institucionet e sigurisë të shteteve Evropiane i kanë shtuar raportet për dronë të dyshimtë mbi baza ushtarake, përgjime komunikimesh dhe për aktivitete të anijeve ruse në afërsi të infrastrukturës kritike të shteteve Evropiane.
Sabotazhi
Sulmet e sabotazhit të Rusisë kundër shteteve të Evropës Perëndimore përfshijnë vendosjen e zjarrve nëpër depo në kryeqytetet e ndryshme të shteteve Evropiane, depo këto të ku ruheshin ndihma për luftën në Ukrainë, sulme të sofistikuara siç isht rasti me arrestimin e operativëve të Rusisë në Poloni të cilët planifikonin të kryenin sabotazh dhe ndërprerje të GPS-ve në Detin e Baltikut. Gjithashtu veprimtaria sabotuese e Rusisë në shtetet e ndryshme të Evropës përfshijnë edhe rrezikimin e fluturimeve civile dhe sulme, aktivitete dhe veprimtari të tjera më të guximshme.
Propaganda dhe disinformimi
çështja e propagandës dhe disinformimit i cili buron nga Rusia paraqet dhe shkakton sfida dhe probleme shumë serioze për shtetet Evropiane. Aktivitetet dhe veprimtaria e Rusisë të cilat lidhen me propagandën dhe disinformimin u rritën sidomos pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe në mënyrë të veçantë sktivitetet dhe veprimtaritë e Rusisë në këtë fushë u shtuan me theks të veçantë pas fillimit të operacionit për pushtimin e plotë ushtrak të Ukrainës nga ana e Rusisë të nisur më 22 shkurt 2022.
Rusia përdor metoda dhe instrumete të fshehta për të përhapur narrativat e saj dhe për të zgjeruar shtrirjen e fushatave të disinformimit në shtetet Evropiane. Për të shpërnadërë propagandën dhe disinformatat të cilat burojnë nga Rusia, ajo i përdor si mjete kryesore mediat e saj të përkrahura nga shteti si Rusia Today dhe Sputnik.
Fushatat e propagandës dhe disinformimit të cilat kanë buruar nga Rusia kanë pasur në fokusin e tyre në shtetet Evropiane proceset demokratike, fushatat elektorale etj.
Ndërhyrjen në zgjedhje dhe proceset politike
Moska duke vepruar nëpërmjet agjentëve të saj në shtetet e Evropës Perëndimore ajo po ndjek një strategji sistematike dhe në të vërtetë në disa raste edhe arrinë rrezultate që ti mionjë zgjedhjet dhe të ndikojë opinionin public në Evropën Perëndimore.
Që të arrijë të realizojë agjendat e saja për të dobësuar shtetet e Evropës Perëndimore, ose për të dobësuar nga brenda Bashkimin Evropian ose NATO –n, Rusia mbështetet tek aktorët politik vendas dhe shembuj të tillë mund të gjenden në shumë raste në shtete të ndryshme të Evropës.
Ndërhyrja e Rusisë në procese zgjedhore dhe politike në shtete të ndryshme të Evropës në disa raste është e dukshme, dhe kur kjo has në rezistencë nga një qeveri pro-demokratike, autorët e saj ndoth që të hetohen dhe të ndiqen edhe penalisht. Por ka raste të tjera lur ndërhyrja e Rusisë në procese zgjedhore dhe politike brenda shteteve të Evropës është shumë e vështirë për tu zbuluar dhe vërejtur nga institucionet kompetente të shteteve të Evropës.
Sulmet kibernetike
Gjithë situata e krijuar në Evropë me sulmet kibernetike të cilët i marrin përsipër se i kanë kryer hakerët nga Rusia, na bind gjithmonë e më shumë se rreziqet kibernetike janë rritur sëbashku me zhvillimin e industrisë kibernetike. Sulmet kibernetike të hakerëve rus kundër shteteve të Evropës të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë sa më agresive, janë të drejtuara sidomos kundër infrastrukturës kritike të këtyre shteteve.
Prandaj mund të konstatojmë se e gjithë kjo situatë e re e krijuar krijon sfida dhe kërcënime të reja me të cilat duhet të përballohen dhe të cilat duhet të menaxhohen nga shtetet demokratikë dhe nga gjeopolitika tradicionale.
Mund të konstatojmë se lufta hibride e Rusisë në Evropë në shekullin e XXI -të sipas ekspertëve i pëfshinë të gjitha mjetet dhe instrumentet përveç një përballjeje të drejtëpërdrejtë ushtarake. Qëllimi luftës hibride të Rusisë në Evropë është që të dobësojë dhe destabilizojë shtetet e Evropës. Synimi përfundimtar të cilin synon që ta arrijë Rusia në Evropë është që të
mund ti realizojë qëllimet dhe synimet e saja në shtetet e Evropës pavarësisht rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.



