David Nue – mergimtari që ruan me krenari dashurinë për atdheun, historinë dhe vlerat kombëtare!
David Nue është një njeri që në zemër mban të gjalla figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Ai admiron me respekt të veçantë heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, historinë e lavdishme shqiptare, si dhe sakrificën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Për Davidin, atdhedashuria nuk është vetëm fjalë, por vlerë që dëshmohet me vepra, me punë, me përkushtim dhe me respekt për njerëzit e vendin e vet. Si mergimtar, ai nuk e ka harruar kurrë vendlindjen, rrënjët dhe historinë e popullit të tij. Në jetën e përditshme është punëtor i palodhur, njeri human, me zemër të madhe, familjar shembullor dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.
Njerëzit e tillë janë pasuri e kombit, sepse edhe larg atdheut e mbajnë të ndezur zjarrin e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën, për flamurin kuq e zi dhe për sakrificën e brezave që luftuan për liri.
Respekt për David Nue! Nder për punën, humanizmin, familjen dhe shpirtin e tij atdhetar. Sepse atdheu nuk matet me kilometra largësi, por me dashurinë që mban në zemër!
Lavdi Skënderbeut, lavdi Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë! 🇦🇱Bashkimin Kombëtar



