Koalicioni VLEN ka dalë me reagim zyrtar pas përmbylljes së procesit zgjedhor në Bërvenicës.
Nga ky koalicion, vlerësojnë se zgjedhjet në Bërvenicë “u zhvilluan në një proces të lirë dhe demokratik, pa incidente dhe pa shkelje të rregullave zgjedhore”.
Më tej në reagim thuhet:
“Në demokraci, vullneti i qytetarëve është dhe duhet të mbetet mbi çdo interes, dhe në demokracitë lokale, vullneti qytetar është dhe duhet të jetë jopartiak.
Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët janë të lirë të vendosin se kujt do t’ia besojnë mbështetjen e tyre. Ky është parim demokratik që duhet respektuar nga të gjithë”.
Megjithatë shtojnë se zgjedhjet në këtë komunë “na treguan se vendi jonë ka ende shumë punë për të bërë deri në ndërtimim e një modeli qytetar e gjithpërfshirës”.
“Sepse, një model qytetar nuk mund të ndërtohet duke bërë thirrje për votim etnik bashkë me LSDM e Levicën. Sepse, aty ku është Levica nuk janë shqiptarët! Sepse, në shoqëritë me diversitet etnik çdo aksion prodhon një reaksion. Sepse, qasja e tillë rrezikon të krijojë qarkun e mbyllur të retorikës nxitëse dhe polarizuese dhe të thellojë ndarjet etnike. Për pasojë, në vend të progresit, do të kemi regres.
Në fund, falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, përfundojnë nga VLEN-i.



