Haqim Ramadani: Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor, duke përshëndetur vendimin e qytetarëve dhe duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

„Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë“, ka shkruar Ramadani në reagimin e tij.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjitha partitë politike, qytetarët e komunës, si dhe në veçanti për diasporën, të cilën e ka vlerësuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidhjen e pandërprerë me vendlindjen.

„Falënderoj për korrektësinë të gjitha partitë politike, qytetarët e kësaj komune dhe në veçanti diasporën tonë të dashur, e cila gjithmonë na vjen në ndihmë dhe dëshmon se lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë“, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, Ramadani ka përcjellë urimet e tij për rezultatin, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: „Respekt për të gjithë! Urime FITORJA!“