Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Fadili ishte pjesë e brezit të atdhetarëve që, në momentet më të vështira për kombin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.
Kontributi dhe sakrifica e tij në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë të përbashkët.
Bashkëluftëtarëve, familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Edhe stafi i Fakti Ditor i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Osmani, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë të afërmve për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit.
Në këto momente dhimbjeje, jemi pranë familjes dhe ndajmë pikëllimin për humbjen e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
U prehtë në paqe!
Tragji në Gjilan: Gjenden të vdekur një burrë dhe një foshnjë në një shtëpi në Demiraj



