FIFA pritet të arkëtojë shifra rekord nga shitja e biletave për Kupën e Botës 2026, me të ardhura që projektohen të arrijnë në rreth 11 miliardë dollarë vetëm nga ndeshjet.
Sipas vlerësimeve të fundit, interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve dhe zgjerimi i formatit të turneut kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave, shkruan IndeksOnline.
Edicioni i vitit 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe një numër më të lartë ndeshjesh, çka pritet të tërheqë miliona spektatorë në stadiume.
Interesimi i madh për bileta dhe çmimet e larta, do të ndikojnë ndjeshëm në këtë shifër rekord, duke shtuar edhe faktin se Kampionati Botëror zhvillohet në tre shtete, ShBA, Meksikë e Kanada.

