Një dramë e vërtetë është zhvilluar dje pasdite në komunën e Çairit në Shkup, ku tre zyrtarë policorë janë penguar të arrestojnë një person të dyshuar, pas së cilës janë detyruar të shtënë me plumba paralajmërues në ajër.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 23 prill rreth orës 18:45. Policët po kryenin veprime zyrtare për arrestimin e një personi që kërkohej për shkak të dyshimit për kryerje të një vepre penale.
Në atë moment, një grup prej rreth dhjetë personash është përfshirë dhe ka filluar aktivisht t’i pengojë policët në kryerjen e detyrës së tyre. Meqenëse personat nuk i kanë respektuar urdhrat, policët janë detyruar të shtënë me plumba paralajmërues në ajër.

