Fundjavë me diell dhe temperatura më të larta, nga e marta rikthehen reshjet dhe freskimi i motit

Sipas parashikimit të Departamentit Meteorologjik, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në pjesët lindore do të fryjë erëra mesatare dhe herë pas here e fortë veriore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 0 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë.

Nga e marta e tutje, do të pasojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, me shira dhe bubullima të herëpashershme. Temperaturat ditore do të ulen gradualisht.

By admin7