Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tearcës dhe Bogovinës

Nesër, më 13 nëntor 2026, nga ora 09:00 deri në 14:00, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në komunat e Tearcës, Jegunovcës dhe Bogovinës.

Në Përshefcë, pa energji elektrike do të mbetet pjesa e fshatit te objekti „Kiper“.

Në Gllogjë, ndërprerja do të përfshijë objektet përgjatë rrugës që çon drejt fshatit Dobrosht.

Në Jazhincë, pa energji elektrike do të mbeten objektet përgjatë rrugës nga qendra deri në dalje të fshatit.

Ndërsa në komunën e Bogovinës, gjatë të njëjtës periudhë pesëorëshe, pa energji elektrike do të mbeten Novo Sello Shar dhe Sellca e Keçe.