Ali Ahmeti mbledh Kryesinë e Bashkimi Demokratik për Integrim: Alarm për balancën ndëretnike dhe zhvillimet politike në vend

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ku në fokus ishin zhvillimet aktuale politike dhe sfidat kyçe në vend.

Në këtë takim u diskutua veçanërisht për respektimin e Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe për tendencat që, sipas BDI-së, rrezikojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua edhe organizimit të brendshëm partiak, me theks në forcimin e strukturave në terren si përgjigje ndaj zhvillimeve të reja politike.

Në këtë kuadër, Ahmeti prezantoi edhe emërimet e reja në degët partiake:

Bogovinë – Elez Ramadani
Jegunovcë – Valon Nuhiu
Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksojnë se vendi ndodhet në një periudhë të ndjeshme politike, ku kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri për mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.

BDI rithekson përkushtimin për forcimin e strukturave partiake, ruajtjen e stabilitetit politik dhe avancimin e proceseve demokratike në vend.

By admin2