PhD candidat: Gzim Rushiti
Ndikimi dhe presioni i Rusisë në Serbi ka qenë prezent gjithmonë dhe ka një histori shumë
të gjatë , mirëpo pas fillimit të pushtimit në shkallë të gjërë të Ukrainës nga ana e Rusisë , ky
ndikim dhe presion i Rusisë në Serbi po bëhet gjithmonë e më i fuqishëm dhe më i ashpër dhe
ushtrohet nëpërmjet aktiviteteve dhe operacioneve hibride ruse.
E gjithë lufta hibride e Rusisë e cila po realizohet në Serbi ka për qëllim që ta përdorë Serbinë
për interesat dhe qëllimet e saj të luftës në Ukrainë si dhe synon që ta shfrytëzojë Serbinë në
konfliktin dhe përplasjet të cilat Rusia i ka me Perëndimin. Qëllimi kryesorë dhe më i
rrëndësishëm i aktiviteteve dhe operacioneve hibride të Rusisë në Serbi, është që të mos
lejojnë afrimin e Beogradit me Perëndimin dhe konkretisht të pengojnë afrimin dhe
anëtarësimin e tij në strukturat euroatlantike dhe atë egzaktësisht në Bashkimin Evropian dhe
në NATO.
Shërbimi sekret i Rusisë gjithashtu kryen aktivitete dhe veprime hibride në Rusi duke i
shfrytëzuar sidomos lidhjet historike dhe fetare të cilat egzistojnë në mes të kombit rus dhe atij
serb me qëllim që të arrijë të forcojë ndikimin rus në Serbi. Të gjitha aktivitetet dhe
operacionet hibride të Rusisë në Serbi synojnë që tek populli serb të krijojnë një narrativë
pro-ruse dhe kështu të arrijnë qëllimin final të tyre i cili është ndikimi në politikën e jashtme
të Serbisë dhe atë qëndrimi i Serbisë edhe për një kohë shumë të gjatë në të arrdhmen pro
Rusisë dhe interesave të saj, si dhe zgjatja dhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbisë në
Bashkimin Evropian edhe për një kohë shumë të gjatë në të arrdhmen.
Nëpërmjet aktiviteteve dhe operacioneve hibride Rusia ka arritur që ta vendos Serbinë
tërrësisht nën ndikimin e saj. Aktivitetet dhe operacionet hibride të Rusisë në Serbi sot janë të
shtrira në të gjitha segmentet dhe poret e jetës sociale dhe institucionale të Serbisë.
Rrjeti i njerëzve të cilët sot punojnë për interesat e Rusisë në Serbi, përfshinë një numër
shumë të madh të njerëzve të shpërnadarë gjithandej nëpër të gjitha segmentet e jetës sociale
dhe institucionale të Serbisë . Njerëzit të cilët sot ndihmojnë për realizimin e luftës hibride të
Rusisë në Serbi janë të angazhuar në politikën serbe, në partitë politike të Serbisë, në
institucionet shtetërore të Serbisë, në media, në Kishën Ortodokse Serbe, në Akademinë e
Shkencave dhe të Arteve të Serbisë , në sport, në art etj.
Në Serbi punojnë për interesa të Rusisë edhe një numër shumë i madh i gazetarëve dhe
mediave të ndryshme çka i shërben Rusisë që të ketë ndikim informativ në Serbi dhe kështu
të arrijë që të realizoj me sukses luftën e saj hibride në Serbi. Ndër mediat më të
rrëndësishme të cilat transmetojnë emisione të ndryshme në Serbi për interesa dhe objektiva të
Rusisë janë RT dhe Sputnik si dhe mediat e tjera të cilat përdorin frekuenca kombëtare të
Serbisë por punojnë për interesa të Rusisë , siç është rasti me mediat B92, Pečat, Happy,
Informer, Pink etj.
Serbia paraqet për një periudh të gjatë kohore pikën më të rrëndësishme infrastrukturore për
realizimin e luftës hibride të Rusisë në Evropë , pasi që ajo i ka vënë në shërbim të Rusisë
që ajo të realizoj luftën e saj hibride në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin e
Evropës, territorin shtetëror të Serbisë , mjete logjistike si dhe aktorët shtetëror të cilat i
posedon Serbia.
Operacionet dhe aktivitetet e luftë s hibride të Rusisë të realizuara brenda territorit të Serbisë
përshijnë një numër të madh të aktiviteteve dhe operacioneve të luftës hibride ruse, të cilat
janë dokumentuar se janë organizuar dhe realizuar nga ana e Rusisë. Ndër aktivitetet dhe
operacionet më të rrëndësishme të luftës hibride të Rusisë të cilat janë realizuar në Serbi dhe
të cilët është arritur që të dokumentohen janë lajmet e rreme dhe ndikimi malinjë indormativ
i Rusisë në Serbi, spiunazhi i drejtëpërdrejtë, trajnimet paramiilitare për destabilizim zgjedhor,
organizimi i operacioneve false-flag për krijimin dhe nxitjen e tensioneve ndë retnike etj.
Qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve dhe operacioneve të Rusisë në Serbi jamë që të pengohet
anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian edhe për një periudhë shumë të gjatë si dhe të
arrihet që edhe për një periudhë shmë të gjatë kohore në të arrdhmen Serbia të jetë e orientuar në
aspektin strategjik nga Rusia si dhe të ju shërbejë realizimit të interesave të saj në mënyrë të
veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor por jo vetëm në këtë rajon por mundësisht edhe më
gjërë.



