Ndërron jetë mjeku i njohur, Dr. Xhafer Morina

Ka ndërruar jetë Dr. Xhafer Morina, mjek specialist i mjekësisë interne, i cili ushtronte profesionin e tij në Klinë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.

Dr. Xhafer Morina ishte specialist i mjekësisë interne (internist) dhe ofronte shërbime mjekësore në Poliklinikën “Biolab Zafi” në Klinë, ku trajtonte pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë ato të fushës së kardiologjisë.

Familjarët kanë njoftuar se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të japin informacione në vijim./IndeksOnline/