Bitcoin rrit dominimin në treg dhe afrohet me nivelin 80 mijë dollarë

Bitcoin po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së tregjeve financiare globale, duke u tregtuar ditët e fundit rreth nivelit 77 mijë deri në 78 mijë dollarë.

Sipas analizave të tregut, kjo stabilitet relativ lidhet kryesisht me rritjen e investimeve institucionale, sidomos përmes ETF-ve të Bitcoin në SHBA, të cilat kanë sjellë kapital të ri në tregun e kriptomonedhave, transmeton The tech.

Në të njëjtën kohë, Bitcoin ka arritur një dominim tregu prej rreth 60% gjatë vitit 2026, duke lënë pas shumë kriptovaluta të tjera që kanë pasur performancë më të dobët, sipas Crypto briefing.

Sipas mediave financiare si Barron’s dhe MarketWatch, çmimi i Bitcoin këtë javë ka kaluar edhe mbi 78 mijë dollarë, duke shënuar nivelet më të larta të muajve të fundit. Kjo rritje është ndikuar gjithashtu nga faktorë gjeopolitikë dhe rritja e gatishmërisë së investitorëve për të marrë rrezik.

Analistët paralajmërojnë se niveli prej 80 mijë dollarësh mbetet një pikë e rëndësishme psikologjike, ndërsa objektivi i radhës mund të shkojë deri në rreth 85 mijë dollarë, nëse trendi pozitiv vazhdon.

By admin1