Këshilltarët e VLEN-it refuzojnë kërkesën e Saubermacher: Të mbrohen qytetarët, të paguajnë kazinot

Zëvendëskryetari i Tetovës dhe njëri nga këshilltarët e VLEN-it në Këshillin e Tetovës, Albi Qamili, ka refuzuar kërkesën e Saubermacherit për rritjen e çmimeve për mbeturinat në Tetovë.

Në fjalimin e tij, Qamili theksoi se si këshilltar komunal, interesi i qytetarëve është në rend të parë, prandaj bëri një propozim tjetër që lehtëson barrën e qytetarëve.

“Me këtë propozim, e ulim çmimin e propozuar nga Saubermacheri për qytetarët dhe për bizneset, ndërsa e rrisim çmimin e propozuar për objektet e lojërave të fatit. Kjo industri merr çdo vit qindra miliona para të qytetarëve tanë, prandaj kjo është më e pakta që mund të bëjë, të marrë më shumë përgjegjësi shoqërore dhe ta ulë barrën për qytetarët”, tha Qamili.

Me propozimin e Qamilit, u ul rritja e çmimeve për qytetarët dhe bizneset, ndërsa u rritën çmimet për objektet e lojërave të fatit.

Kështu, barra e rritjes së çmimeve nga Saubermacher do të jetë shumë më e vogël për qytetarët sesa kishte kërkuar kompania, ndërsa rritet barra për kazinot dhe objektet tjera të lojërave të fatit.

By admin7