VV i duartroket Kurtit kur i drejtohet opozitës që s’është në sallë: Ejani na ndihmoni që t’i kemi veç dy pozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje edhe tash i ka tri pozita shtetërore.

Ai tha se njëjtë do të jetë edhe nëse vendi shkon në zgjedhje.

Rrjedhimisht, Kurti tha se opozita duhet ta ndihmojë që të ketë vetëm dy pozita.

Kur Kurti e tha këtë disa deputetë të pushtetit e duartrokitën atë.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, pastaj presidenti bëhet sërish kryeparlamentari, kryeparlamentari i takon grupit më të madh parlamentar që i bie Vetëvendosjes, pra ne sërish do t’i kemi tri pozita. Nuk na duhen tri pozita, po i themi opozitës ejani na ndihmoni që të kemi vetëm dy pozita”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

By admin7