Goditje fatale për Shkëndijën, Bashkimi e mundi në mes të Tetovës

Ajo që me siguri askush nuk e priste ndodhi pasditen e sotme në Tetovë. Në kuadër të xhiros së 29-të të Kampionatit të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, ekipi i Bashkimit, në zemër të Tetovës, mundi ekipin e Shkëndijës me rezultatin përfundimtar 2:3, duke i dhënë ndoshta goditjen fatale në përpjekjen për ta mbrojtur titullin këtë sezon.

Kumanovarët ishin pa ambicie të mëdha duke pasur parasysh pozicionin e tyre në tabelë, por ndodhi krejt e kundërta.

Me këtë humbje, Shkëndija i reduktoi ndjeshëm shanset për ta mbrojtur titullin, pasi tani ka katër pikë minus nga lideri Vardari. Ai ka momentalisht 71 pikë, Shkëndija 67, me katër xhiro deri në fund të kampionatit.

Paraprakisht Struga arriti më lehtë nga sa pritej ta mundë ekipin e Sileksit.
Maudo në minutën e 21-të shënoi me kokë për epërsi, pas krosimit të Bunjamin Shabanit.

Hristijan Maleski, e dyfishoi rezultatin në minutën e 56-të.
Me këtë fitore, Struga Trim Lum mblodhi gjithsej 62 pikë.

By admin2