Humb jetën një 32 vjeçar në Bajqinë të Podujevës

406

Foto: Ilustrim

Një 32 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me një makinë që bluan misër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth 18:45 në fshatin Bajqinë të Komunës së Podujevës, ku pas marrjes së informatës për një person të lënduar, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kapiteni në stacionin policor të Podujevës, Bekim Bislmi, ka konfirmuar për KosovaPress-in se njësia policore i është përgjigjur thirrjes bashkë me ekipet mjekësore, ku rreth orës 19:00 këto të fundit kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Sipas dëshmitarëve, viktima kishte pësuar lëndime nga një makinë e cila bluan misër. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij rreth orës 19:00”, tha Bislimi.

Bislmi ka treguar se bëhet fjalë për një 32 vjeçar me inicialet M.RR.

Comments