Çështje orësh: A do bëhet sot Kosova me president të ri?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, pas dështimit të një dite më parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Seanca e së hënës përfundoi pa rezultat, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm, proces të cilin e quajtën antikushtetues.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kandidate për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Sipas Kushtetutës së Kosovës afati për ta zgjedhur presidentin ose presidenten përfundon sonte në mesnatë.

Në rast se legjislativi nuk arrinë ta zgjedh presidentin, Kuvendi shpërndahet me automatizëm dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh./faktiditor.info

By admin1