Mexhiti: Brenda nje viti kemi rinovuar 60% te inventarit ne shkollat fillore te Çairit

Me fillimin e vitit te ri shkollor, kryetari i Komunes se Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi SHF “Hasan Prishtina”, ku uroi nxenesit, mesimdhenesit dhe prinderit per nje vit te mbare dhe te suksesshem shkollor.

Brenda vetem nje viti, ne shkollat fillore te Çairit jane siguruar 1.000 banka dhe 2.000 karrige te reja shkollore, duke rinovuar keshtu rreth 60% te inventarit shkollor. Vetem kete vit, shkollat po pajisen me 800 banka dhe 1.600 karrige te reja, duke krijuar kushte me te mira dhe me funksionale per nxenesit.

“Shendeti, zhvillimi i shendetshem dhe mireqenia e femijeve tane jane prioritet per ne. Brenda vetem nje viti kemi rinovuar rreth 60% te inventarit ne shkollat fillore te Çairit, me gjithsej 1.000 banka dhe 2.000 karrige te reja. Investimi ne kushte me te mira ne shkolla eshte investim ne femijet tane dhe ne te ardhmen e tyre. Do te vazhdojme me te njejtin perkushtim qe çdo nxenes ne Çair te kete kushte sa me te mira per mesim dhe zhvillim,” deklaroi Mexhiti.

Mexhiti falenderoi kompanine Eftinija per donacionin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme, si dhe te gjithe ata qe kontribuojne ne krijimin e kushteve me te mira ne shkollat e Çairit. Me rastin e dites se pare te shkolles, nxenesve iu shperndane edhe pako me mjete shkollore.

By admin7