“Në këtë foto të ilustruar janë dy pehlivanët e mi, njëri është kryekemiti Micko, kurse tjetri Stoilkovič, një serbomadh i botës serbe. Të dy janë pehlivanët e mi në Severnistan, të dy me detyra të ngarkuara të depërtimit dhe të vendosjes së hegjemonisë së botës serbe”.
Në mes të kësaj zallahie dhe hegjemonisë së botës serbe shqiptarët vëzhgojnë si kukumjaçka pa u shqetësuarse çfare po ndodh rreth nesh !
Partiçkat politike zëvendësojnë njëra tjetrën në bordellon qeveritare, por asnjëra në këto 35 vite të shkërdhatokracisë maqedone, nuk vuri kushtin e barazisë mes sllavëve dhe shqiptarëve, pasi siç thonë ata, ndërkombëtarët na kanë “martuar” me dhunë të bashkëjetojmë me ta, ku në bordellon qeveritare sllavët do të sundojnë si despotë, kurse shqiptarët u nënshtruan si vasalë të državës për hir të atij një çik pushteti dhe për kockat qeveritare që ajo shpërndan për qentë e oborrit të saj.
Partiçkat tona pranuan nofkën e 20% në kushtetutë si arritje historike, ku sot pasojat a asaj paçavure të nënshkruar në Ohër i vuajnë shqiptarët, ku ajo kufomë ngeli si gur varri në kushtetutë, si barrierë e pakapërcyeshme që bllokon dhe mohon gjuhën shqipe në perdorimin e saj në institucionet shtetërore, si gjuhë e një pakica e përcaktuar përmes një shifre.
Ky konkluzion mund të nxirret nga ajo që u tha më lart pasi shqiptarët duket sikur i ka kapluar sindromi i Stoholmit, duke u “dashuruar” me dhunuesin dhe agresorin që po i mban peng që nga 1945 e deri më sot!
Ndryshe, do të ishim ndryshe, jo siç jemi sot në fund të pusit!
Medai Shaholli



