Mexhiti: Po ua rikthejmë hapësirat publike qytetarëve

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në konferencën për media të mbajtur sot lidhur me aksionin për largimin e automjeteve të prishura dhe të braktisura, theksoi se bëhet fjalë për një ndërhyrje konkrete që synon rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe përmirësimin e standardeve ekologjike në komunë.

Aksioni ka nisur të mërkurën dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri sa të jetë e nevojshme. Sipas evidencave të realizuara në terren, në territorin e Komunës së Çairit janë identifikuar rreth 200 automjete të braktisura dhe të prishura, të cilat zënë hapësira publike dhe parkingje në zona të ndryshme të komunës.

Reklame

“Sot në Çair nuk po zhvillohet vetëm një aksion simbolik. Sot po rikthejmë hapësirën publike te qytetarët. Për vite me radhë, vetura të shkatërruara dhe të braktisura kanë zënë trotuare, parkingje dhe lagje të tëra, duke krijuar kaos, papastërti dhe revoltë te banorët,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se aksioni ka dy dimensione të rëndësishme – praktik dhe ekologjik – pasi përveç lirimit të vendeve të parkimit, po largohet edhe një problem serioz mjedisor i krijuar nga automjetet e braktisura, të cilat për vite kanë ndotur ambientin dhe kanë dëmtuar imazhin e lagjeve.

By admin7