Tronditet Prishtina/ Ky është personi që mbeti i vrarë nga të shtënat në Breg të Diellit

Prishtina është tronditur nga një vrasje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari.

Hajdari ka qenë i njohur edhe më herët për organet e rendit, ndërsa rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Reklame

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se personi që ka shtënë ka qenë i maskuar dhe pas kryerjes së aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

By admin1