Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla” ka mbetur i vdekur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
I dyshuar për këtë vrasje është Arblind Pireva. IndeksOnline mëson se Pireva tashmë është dorëzuar në polici.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi. Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku kanë bërë të ditur se janë siguruar video-incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


