Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Yll Limani rikthehet sot me projektin e tij të parë muzikor për këtë vit, këngën e re “Ta Kom Fal”.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe videoklipit, i cili është realizuar në Berlin, Gjermani, në bashkëpunim me një nga top produksionet gjermane. Atmosfera filmike, qasja artistike dhe standardi i lartë i realizimit e bëjnë videoklipin një pjesë të rëndësishme të rrëfimit që përcjell kënga.
Me një interpretim emocional dhe një histori që prek temat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, “Ta Kom Fal” vjen si vazhdim natyral i një periudhe shumë të suksesshme për Yllin, pas albumit që u mirëprit nga publiku dhe u shndërrua në një prej projekteve më të komentuara të viteve të fundit.
Kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale.
Yll Limani aktualisht ndodhet në turneun e tij, i cili po vazhdon me sukses në mbarë rajonin dhe ku artisti po performon para mijëra fansave në qytete të ndryshme.
Me “Ta Kom Fal”, Yll Limani vazhdon të dëshmojë aftësinë e tij për të sjellë vazhdimisht risi, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij unik artistik që e ka bërë të dashur për publikun në mbarë trojet shqiptare.


