Gjatë një operacioni të vështirë dhe plot guxim për kapjen e një personi të shumëkërkuar, i cili prej vitesh i fshihej drejtësisë në malet e Korçës. efektivi i Policisë së Shtetit Enea Mekolli ka rënë në krye të detyrës dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Autori, pasi hapi zjarr ndaj forcave të policisë, mbeti i plagosur dhe u vu në pranga.
Lajmin e ka dhënë ministri Taulant Balla./Indeksonline/


