Aksident i rëndë në Tetovë: Gruaja nga Neproshteni dërgohet pa ndjenja në spital

Një grua nga fshati Neproshten është dërguar në spital në gjendje të pavetëdijshme pas një aksidenti të shkaktuar nga drejtimi i pakujdesshëm i një trotineti elektrik. Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, kur një 16-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka goditur këmbësoren. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital në gjendje jokontaktuese. Rasti është duke u hetuar nga policia.

By admin7