Bernardo Silva është në kërkim të një klubi të ri.
Pas 9 viteve me Manchester City, ai vendosi t’i jap fund ecurisë në Angli ku synon një aventurë jashtë Premierligës.
Njëra nga klubet që shprehu interesim ishte Barcelona, me portugezin që e pranoi këtë gjë.
“Barcelona është një nga opsionet, por nuk kam marrë ende ndonjë vendim përfundimtar. Ka shumë mundësi dhe kam respekt për të gjitha klubet e interesuara. Në fund të fundit do të përpiqem të gjej një ekip ku ata më duan, ku ndiej se ata më duan vërtet. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ditën që do të marr vendimin tim, ata do ta dinë”, u shpreh Silva.

