Më datë 07.06.2026 në ora 19:00 në autostradën Shkup – Tetovë, tek pika pagesore e Zhelinës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.R.(41) nga fshati Dobërdoll, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Gjegjësisht, sipas denoncimit, paraprakisht në pikën pagesore ai ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë personin N.Xh.(28) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Sulmi është ndërprerë nga zyrtarët policorë që ndodheshin në vendngjarje, pas së cilës A.R. është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.

