Nuk do të thorë të shpenzosh shumë dhe të reklamohesh kudo për të siguruar mbështetje në garën për deputet. Rasti më i veçantë në këto zgjedhje duket të jetë ai i Ermal Sadikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Pa debate televizive, pa postera, pa banerë dhe pa qenë pjesë e strukturave pertiake, Sadiku zhvilloi një fushatë të qentë dhe të fokusuar të idetë, projektet dhe vizioni për të ardhmen.
Gjatë fushatës ai shmangu gjuhën e ashpër politike dhe ofendimet ndaj kundërshtarëve tjerë, shkruan IndeksOnliine.
Sipas trendit të numërimit të votave, Sadiku renditet në mesin e 10 kandidatëve më të votuar të LDK-së, duke shënuar një nga ngritjet më të spikatura brenda listës së partisë.
Një tjetër veçanti e fushatës së tij ishte mënyra e organizimit. Ai ka udhëtuar vetë nga një qytet në tjetrin, ka menaxhuar personalisht rrjetet sociale dhe komunikimin me qytetarët, pa fotograf, kameraman apo ekip marketingu në prapavijë.
Rezultati i deritanishëm po shihet si një dëshmi se puna, idetë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mund të kenë ende peshë në politikë, edhe përballë fushatave të kushtueshme dhe reklamimit intensiv.

