Madonna vazhdon të sfidojë kufijtë me albumin e saj të ri, këtë herë me një nga video-klipet më të guximshme të viteve të fundit ku bashkëpunon me supermodelen Kate Moss.
Në një skenë të bujshme të videos 10-minutëshe të “Confessions II”, 67-vjeçarja duket se tërheq një të ri në një kabinë tualeti gjatë një feste në një klub nate, transmeton Indeksonline.
Që në fillim, Madonna ulet në gjunjë ndërsa dikush tjetër shikon me habi nga maja e kabinës. Më pas, situata bëhet më intensive, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një koreografi provokuese apo për diçka më të guximshme.
Ky video-klip i mahnitshëm funksionon si një film i shkurtër për promovimin e albumit të saj të ardhshëm, Confessions II.

